Granit Xhaka përfshihet në zgjedhjet e Kosovës, kërkon votë për dajën e tij. Futbollisti i njohur shqiptar, që luan për Arsenalin, Granit Xhaka është përfshirë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor në Kosovë.
Ai ka kërkuar që të votohet daja i tij, Hilmi Sinani nga Lëvizja për Bashkim.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/September/11/auto_71631362313.jpg)
Xhaka fotografinë e dajës së tij nga Prishtina e ka shpërndarë në profilin e Facebook-ut./Botapress.info/