Disa postera janë vendosur sot në pjesë të ndryshme në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.
“Një grup i grave i ka vendosur këta postera, janë vendosur në disa vende në Mitrovicë të Veriut, si një lloj aksioni ose proteste e tyre”, tha ai.
Ndryshe, në posterat që janë vendosur paraqitet një zyrtar policor duke kontrolluar një fëmijë, afër të cilit shihen biskotat serbe “Plazma”.
Në një tjetër shihet një pastruese me logo të Lëvizjes Vetëvendosje duke i fshehur biskotat “plazma”. Dhe në një tjetër një person i maskuar, duke gjuajtur një kuti të këtyre biskotave.
Ditë më parë, Qeveria vendosi për heqjen e masës kufizuese për mallrat që vijnë nga Serbia.
Fotografitë janë publikuar nga radio Kontakt Plus .
Të tjera
Aktuale
Ndryshon ligji për shtetësi, Cani: Shtetësia gjermane s’mund të merret më para 5 vitesh!
Me Ligjin e ri për marrje
Aktuale
Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale
Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument,
Aktuale
Rama publikon fotografinë familjare të samitit të Procesit të Berlinit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka