Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision, që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtares së delegacionit të Serbisë i ka penguar valëvitja e flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar, Alis Kallaçi, me këngën “Nân”.
Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej bashkë me ekipin e RTK-së në sallën e mediave duke e ndjekur performancën e Alisit, ka bërë të ditur se një grua nga delegacioni i Serbisë ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.
“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.
Alis Kallaçi ka performuar i pesti me radhë në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale kushtuar lidhjes së thellë mes nënës dhe fëmijës.



Të tjera
Aktuale
Shea: Duhet stabilitet politik në Kosovë, ndryshe s’ka rrugë të qartë përpara në procesin e integrimit euroatlantik
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s,
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike