Ish-deputeti i PDK’së, Gazmend Bytyqi, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratën e tij për arkivat e UÇK’së, duke cituar një nen të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së, ligj i cili nuk mori votat e nevojshme për miratim në Kuvend.
Në emisionin në T7, ish-deputeti Gazmend Bytyqi ka thënë që Kusari e ka keqinterpretuar edhe e ka cituar në një mënyrë të gabueshme këtë projektligj.
Sipas tij, kjo ka të bëjë me muzeun i cili do te krijohej një arkiv që do të funksiononte në kuadër të këtij muzeu.
Ai i fajëson Delegacionin e Kosovës që nuk e kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij projekt ligji.
“Jo qe se kane lexuar por kane qene te pavëmendshëm ose s’kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij ligji dhe po përdorin krejtësisht për qëllime të ulëta”, ka shtuar ai.
Bytqi ndër të tjerash tregoj që si shumë ushtar që u kanë mbetur shenja një trup, edhe ai është një ndër ta.
“Jo vetëm unë po ka shumë ushtar që janë te plagosur, njëri prej tyre që i kam këto shenja që kanë mbetur nga lufta”.