Hapja e arkivave të Serbisë dhe të Kosovës si cështje e dialogut me Serbinë ka shkaktuar reagime në opinionin në Kosovë duke e kundërshtuar dhe akuzuar zëvendëskryeministrin e Qeverisë Besnik Bislimi i cili pas takimit në Bruksel me përfaqësuesin e palës serbe, tha se Kosova ka ofruar palës serbe arkivat e Kosovës në kushtëzim të hapjes së arkivave të ushtrisë e policisë serbe për krimet në Kosovë, shkruan Botapress.
Opinioni medial dhe partitë politikë reaguan ndaj kësaj gatishmërie të Qeverisë Kurti duke hedhur poshtë mundësinë e pasjes së arkivave të UCK-së për krime në Kosovë dhe duke kërkuar që Serbia të hapë arkivat sepse ajo ka bërë krime në Kosovë e jo UCK-ja.
Një përgjigje ndaj kërkesës serbe për hapje të arkivave ka dhënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti i cili në një postim të tij në Facebook ka postuar disa fotografi të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ja postimi i Avdullah Hotit ne Facebook: