Janë “jarana” mes vete por nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin që ta quajnë edhe “rrenc”. Me këtë fjalor kanë “debatuar” mes vete opinionistët Valon Syla e Milaim Zeka. Arsyeja: Një debat në Kanal 10 ku pjesëmarrës ishin Milaim Zeka e Halil Matoshi dhe ish- bashkëpunëtori i UDB-së Fatmir Sheholli, shkruan Botapress.
I pari e ka nisë “luftën” Valon Syla i cili ua ka parë për të madhe Halil Matoshit dhe Milaim Zekës pse në këtë debat të Kanal 10 Maoshi e Zeka qeshnin kur i lavdonte Fatmir Sheholli.
Ky është postimi i Vaon Sylës ndaj të cilit ka reaguar Milaim Zeka:
Vonë i shikoj krejt debatet edhe e pash që ja paska nisë Fatmir Sheholli me dalë në TV ‘Prime Time’ edhe me ja njeh dosjet Halil Matoshit edhe Milaim Zekës… kishe me i lavdu… Ata keshshin në studio.. Rrejke Sheholli që ka qenë deri me 1993 në Shërbim të Serbisë. E dishin edhe ata në studio. Por heshtnin.
Pyetja jeme… pse s’ka antarë të SHIK’ut, ose intelegjencës shqiptare, ose të ilegales si panelista në media në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. Por ka nga shërbimet serbe, edhe ende vazhdon me pasë ish përfaqësues të UDB e që ndoshta janë ende aktivë në media të Kosovës… Pse ndodhë kjo? Unë s’po përgjigjna se e di, por po boj pyetje publike?
Flm.
Armiku nuk flen. A po?
#albanologji #shpijuni #tv
Milaim Zeka :
Valon, forte te kam jaran, ama edhe ti forte je kah rren. E para nuk ishim ne Prime Time, po ne Politiko. E dyta, ashte problem i Kanal10 kend e fton. E treta, 100 here ke dale me udbasha neper studio. Njeri prej tyre avokatudbash i njohur, madje edhe gjykates ne kohen e Milloshit, deri ne vitin 1993!!!
Valon A. Syla
Milaim Zeka, Mili, une nuk rrej. Prime Time eshte koha prej ores 19:00 deri në orën 23 e 45… e di që ishit në Politiko. Toma ska qenë në UDB si Sheholli ka përvoja të tjera, të cilat nashta i din. Mesazhi ke për media, jo për panelista. Por masi po reagon, po të thom që sme pelqej qe e kurseve, kur të tha i kam lexu dosjet.
Milaim Zeka
·
Valon A. Syla per pjesen e rrenes pra, po te kerkoje falje. Per mos reagim me shume, desha me reagu, po Kushtrimi nuk deshi me deviju debatin. Sa per media, UDBa i ka udheheqe pas luftes, prej rtk-Se, deri tek tv private.