Botapress, 8 Shtator – Sondazhet apo exit-pollet për zgjedhjet e 17 Tetorit tashmë kanë filluar. Të tilla po organizojnë jo vetëm organizatat e profesionalizuara për këtë punë por edhe faqet onlione të rrjeteve sociale dhe mediumet e ndryshme online.
Një sondazh i tillë po qarkullon sot edhe në rrjetin social Facebook duke u shpërndarë dhe në faqe të partive politike dhe në faqe private të Facebook-ut.
Pas një shpërndarje të këtij sondazhi në faqen MeAmerikën, që menaxhohet nga aktivistë të LDK-së deri më tash ky është rezultati:
Përparim Rama LDK 85.21%
Arben Vitia VV 6.23 %
Uran Ismaili PDK 5.45%
Daut Haradinaj AAK – 3.11
Sipas këtij sondazhdi Përparim Rama kandidati i LDK-së e fiton Prishtinën pa balotazh në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të këtij viti, shkruan Botapress.