E morën me eufori e “Guxim” fushatën e zgjedhjeve të 14 Shkurtit dhe u shtrinë në disa qytete të mëdha të Kosovës. Hapën zyrë edhe në Prishtinë e në Pejë e në disa qytete tjera, shkruan Botapress.
Por duket se ky “turr” dhe ky “guxim” nuk u zgjati shumë. Përdersia në Prishtinë vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit, ia vunë drynin zyrës së tyre, dicka e tillë ka ndodhë edhe në Pejë.
Atje ish Zyra e Listës “Guxo” është shndërruar në butik të fustanave. Duket se edhe zyrtarët e Listës Guxo në Pejë e në qendër në Prishtinë e kanë parë më të arsyeshme të shesin fustana gjatë dy muajve të verës së sa të shpërndajnë parolla e premtime të kota politike. Së paku kështu ka shkruar dhe ka dërguar këto fotografi, një prej ish-aktivistëve të listës Guxo e cila tash e dëshpëruar dhe e mashtruar, sulmon këtë listë, duke e quajtur “Lista fantome Guxo” përcjellë Botapress.