Njihet si politikan i sporteve të rënda. Bekë Berishën e kemi parë të lahet në ujë të ftohtë në mes të dimrit, por e kemi parë edhe duke pirë plot 50 kafe në ditë.
Por, a e kishit menduar se do ta shihnit edhe në rolin e mekanikut?
Bekë Berisha, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut së fundmi është parë duke rregulluar edhe automjetet e zjarrfiksëve të Kosovës.
Ai gjatë një vizite te zjarrfikësit ka ndarë disa momente nga atje, derisa shfaqet i veshur me veshje serioze teksa po mundohet të rregullojë automjetin e zjarrfiksave.