Kuvendi i Kosovës me kërkesë të opozitës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për siç thonë ““faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të nisë në ora 12:00.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në emër të 41 deputetëve kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme.
“Të mërkurën, nga ora 12:00 në emër të 41 deputetëve të opozitës kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milionë eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka thënë Tahiri.
Seanca të jashtëzakonshme ka pasur edhe të premten, për bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por kjo seancë u mbajt pa praninë e mazhorancës.



Të tjera
Aktuale
Kurti takohet me ambasadorë, çka u diskutua?
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Aktuale
Nisin përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare
Është mbajtur takimi i parë i
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku