“Thirrje për këmbanë alarmi për shqiptarët”, Sali Berisha reagon për situatën në Mal të Zi, tregon rrezikun që i kanoset Kosovës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së djeshme në Mal të Zi, ku me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, priftërinjtë serbë kërkuan “kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kisha Serbe është instrument i nacionalizmit që me urdhër të presidentit të serbomadhisë Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se këto thirrje lufte vijnë nga Vuçiq pas gjendjes në Afgaistan.
Berisha ka shtuar se këto thirrje janë këmbanë alarmi për shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë që të ngrihen ndaj rrezikut kombëtar që kërcënohen nga Vuçiq.
Postimi i tij i plotë:
Ushtria në Kosovë!
Thirrja luftënxitëse e Kishës serbe!
Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit të verbër serb me urdhër të presidentit të serbomadhisë Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan!
Këto thirrje Vuçiq me zëdhënësit e tij të zi që përdorin librin e shenjtë si Kallash i lëshon në një kohë kur ka rrethuar Kosovën me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me në krye vasalët e tij Zografi Bis Zaev.
Këto thirrje kushtrim lufte janë jehonë e deklaratave të qarqeve ultarnacionaliste serbe të nxitura nga vet Vuçiq se pas Afganistanit radhën e ka Kosova.
Me këto thirrje të Kishës luftëdashëse serbe Presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiq kërkon të diktojë në procesin e negociatave në Bruksel.
Me këtë rast, i bëj thirrje NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar të nisin një minutë e më parë procedurën e dërgimit në gjykatën e Hagës të frymëzuesit të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë ish Geobelsit të Milloshviçit dhe mëkëmbësit të Sheshelit, Aleksandër Vuçiq.
ps: këtu keni Videon e thirrjeve luftënxitëse të zëdhënësit të Vuçiqit me veladon në Manastirin e Cetinës.