Hava Shala, një ish-burgosur politike, ndau përvojat e saj të tmerrshme nga arrestimi nga forcat e UDB-së. Shala ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua dhe dënua më vonë më shtatë vjet burg për shpërndarjen e një pamfleti politik.
Në një intervistë të fundit në emisionin “Debat Plus” ajo kujton momentin e arrestimit, teksa përshkon situatën e frikshme, duke thënë se ata ishin shqiptarë që kishin ardhur për të arrestuar nxënësit.
“Isha ora e dytë e mësimit… Dhe, pa pritur hapet dera me këmbë dhe hynë tre policë specialë në klasë. I katërti rrinte tek dera. Ata i thanë emrat tanë mësimdhënësit. I thanë asnjë fjalë dhe asnjë hap nuk guxon ta bësh… Policët ishin shqiptarë. Ata kanë shikuar. E kanë ditur saktë ku jemi ulur… Populli thotë: ‘si macën në thes’. Vetëm më kanë kap. Atëherë kam qenë hall ligë. Më kanë kap prej jakne dhe më kanë ngritur prej karrige dhe me kanë çuar peshë. I kanë marrë edhe Zogën e Zyrafeten. Dhe na kanë nxjerrë jashtë. Më kanë ngreh zhag nëpër tokë… Ata nuk thanë emra. Ata ishin sikur hienat. Ishin pa emër… Më çuan në stacionin e policisë. Ka qenë aksion rrufe. I thonin edhe vetë, aksion rrufe…”, ka thënë Shala.
Shala vazhdoi të përshkruajë përvojat e saj pas arrestimit.
“Janë ardhur një grup burrash. Më kanë rrethuar. E paveshur. Hala e paveshur. Edhe kanë filluar të bërtasin, të godasin, të shtyjnë. Koka më së shumti dhimbte kur takohej për muri… Veshin e majtë e kam të shurdhër. E kam prej tij momenti. Dikush aty më goditi. Ishin si llava e ujqve. Kanë qenë e njëjta kategori që na morën te shkolla. Nuk kanë qenë policë të rëndomtë…”, ka shtuar Shala.



Të tjera
Aktuale
Kurti takohet me ambasadorë, çka u diskutua?
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin
Aktuale
Nisin përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare
Është mbajtur takimi i parë i
Kosova Lajme
Nga 1 marsi – 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Nga 1 marsi 2026, Trafiku