Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka bërë të ditur se angazhimi i tij politik do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Përmes një statusi në FB, Hyseni tha se vendimi është marrë në koordinim me kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të rrugëtimit të tyre të përbashkët politik dhe kombëtar.
“Ju njoftoj se, në koordinim me kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, kemi vendosur që angazhimi im të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka kujtuar bashkëpunimin me Kurtin që nga viti 1998, kur, sipas tij, ishin së bashku në shërbim të zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së.
Hyseni ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë ndaj tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tri proceseve zgjedhore.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin prej jush, për mbështetjen, konsideratën, besimin dhe vlerësimin që i keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua personalisht gjatë kandidimeve në tri palë zgjedhje”.
Ai tha se është përpjekur që me përkushtim t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvendin e Kosovës dhe se do të vazhdojë të jetë në shërbim të vendit.
“Për republikën tonë, do të jem gjithmonë aty ku kërkohen puna dhe përkushtimi për t’i shërbyer vendit”, ka përfunduar Hyseni.



Të tjera
Lajme
OVL e UÇK-së: Ajo që ndodhi në Skenderaj ishte skenar i porositur nga Kurti dhe banda e tij
Organizata e Veteranëve të Luftës së
Ekskluzive Lajme
Ndërron jetë Alush Gashi, një nga figurat historike të LDK-së dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës
Ka ndërruar jetë politikani i njohur
Aktuale
Kos: Ka vend për Kosovën në BE, kjo varet nga puna juaj
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim,