Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Sipas informatave, bashkëshorti i saj A. K rreth 33 ka raportuar se 24-vjeçarja qe dy ditë nuk është paraqitur dhe nuk ka kontaktuar me familjen.
Burimet bëjnë të ditur se sipas deklarimit të tij, mes tyre nuk kishte pasur probleme dhe kjo është hera e parë që ajo largohet pa njoftim.
Rasti është raportuar në rrugën “Enkelejt-Arban” në Prizren, ndërsa njësia e hetimeve të stacionit policor ka nisur veprimet për lokalizimin e saj.



Të tjera
Lajme
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së paralajmëron…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni,
Aktuale
Kurti pret në takim Marta Kos
Kryeministri në detyrë i Republikës së