Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sot tha se kaloi mëngjesin duke i parë stërvitjet e KF Prishtinës.
Nga atje Abdixhiku tha se vendit i duhen më shumë fusha e stadiumi dhe se investimi në sport është investim në vetë rininë e Kosovës.
“Një mëngjes me djemtë e Kryeqytetit. I përcolla sot stërvitjet e KF Prishtinës, klubit që përfaqëson pasionin, përkushtimin dhe ëndrrat e brezave të tërë. Sporti, futbolli, janë shumë më tepër se lojë. Janë disiplinë, karakter, sakrificë e shpirt gare. Janë vendi ku të rinjtë mësojnë të besojnë tek vetja, tek ekipi dhe tek qyteti që përfaqësojnë. Por talenti i të rinjve tanë nuk mjafton pa mbështetje reale. Kosovës i duhen më shumë fusha sportive, stadiume funksionale, akademi moderne, kushte dinjitoze për stërvitje dhe më shumë përkrahje institucionale për klubet e sportistët tanë. Sporti e futbolli, janë investime në rininë tonë. Investim në shëndet, edukim, disiplinë dhe krenari qytetare”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se kur një i ri hyn në fushë sportive, ai shndërrohet në aset.
“Kur një klub mbështetet, një qytet merr frymë më ndryshe. E kur sporti ngritet, ngrihet edhe vetë shoqëria jonë”.





Të tjera
Aktuale
Gucati: Ballkani mund të destabilizohet nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Aktuale
Supremja: Shfuqizohet pagesa prej 3 euro për shoqëruesit në spitale
Gjykata Supreme ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin
Aktuale
Partitë publikojnë listat, këta janë kandidatët për deputetë që synojnë ulëse në Kuvend
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës,