Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Malishevë, ku një foshnjë vetëm dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 05:40.

Sipas tij, foshnja është dërguar nga familjarët në QKMF, ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes

Të tjera

Aktuale

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Aktuale

PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar

Lajme

“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk