Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se ai do të ketë numrin 28 në listën e kësaj partie në garën për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Gashi, ka thënë edhe se, renditja ka rëndësinë e saj, ‘’por besoj se në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim’’.
Postimi:
Sot u publikuan numrat e kandidatëve në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Renditja ka rëndësinë e saj, por besoj se në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim.
Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër.
Unë do të garoj me numrin 28.
Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë.
Voto me bindje.
Zgjedh me besim.
Vendos me shpresë.
Na priftë e mbara!



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar