Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00. Aty do të vendoset edhe nëse Fatmir Limaj – një prej figurave kryesore të këtij subjekti politik dikur – duhet të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, ka mësuar Gazeta Express.
Limaj po kërkon të garojë në zgjedhje me partinë e tij të dikurshme. Partia e udhëhequr prej tij, Nisma Socialdemokrate nuk aplikoi për t’u certifikuar për zgjedhjet e reja, pasi duke garuar e vetme në zgjedhjet paraprake të 28 dhjetorit, ky subjekt politik nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%.
Disa anëtarë të Kryesisë së PDK-së kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me përfshirjen e Limajt në listë.
Sekretarja e përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku tha para pak ditësh në Frontal në T7 se “nuk është diskutuar fare çështja e zotit Limaj dhe nuk pres që të ketë një epilog ndryshe nga ai që ishte në zgjedhjet e fundit”.
Ndërkaq zyrtarë të tjerë si kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, apo anëtari i Kryesisë, Mërgim Lushtaku, janë shprehur pro përfshirjes së Limajt në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.



Të tjera
Aktuale
Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
Ministri në detyrë i Punëve të
Lajme
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA-së
Ministri i naftës i Iranit, Mohsen
Aktuale
Osmani falënderon mbështetësit pas tubimit me Abdixhikun: Për çdo zemër që besoi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka