Rabie Haklaj: Presidentja prapë po vjen dhe prapë nga vullneti i popullit!

 

 

Populli thotë: “çka ta mbjellësh, edhe do ta korrësh”!
E mbollet thikën pas shpine, por goditje po korrni!
E mbollet zhgënjimin për dikë tjetër, e zhgënjim po korrni!
E mbollet tradhtinë për dikë tjetër, e “tradhti” po korrni!
E mbollet eliminimin politik për dikë tjetër, por të eliminuar do përfundoni!
E mbollet braktisjen për dikë tjetër, e braktisje po korrni!
SEPSE POPULLI,
kurrë nuk falë tradhtinë ndaj dorës që të ka ngopur!
PRANDAJ,
veç edhe pak!
Caku po afron kur do të përfundoni jo si në romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, por “Gjeneralët pa Ushtri”!
DHE,
po, kjo si paralajmërim për t’mos iu rënë në befasi, sepse këto ditë goja ju ka ngelur hapur dhe nuk po mund ta mbyllni nga “befasitë” e shumta.
E për mëshirë ndaj jush, po ju lajmërojë se:
Janë edhe do “ushtarë” që ju po mendoni se janë duke ju qëndruar “besnik”, por që ju t’mos mbeteni akoma edhe më gojëhapur nga ky fakt, po dua t’ju përgadis emocionalisht (për ç’gje meritoj edhe falënderim), se me dt. 7 qershor do e kuptoni se kë kanë besuar këta njerëz; me kë janë rreshtuar; për kë janë sensibilizuar dhe për fitoren e kujt, me mish e shpirt, janë duke punuar natë e ditë…..! Të qetë e në heshtje. Tamam siç e kërkon rendi: pa zhurmë, pa militantizëm, por me përmbajtje dhe rezultate.
DHE, DHE,
ashtu siç Presidenti jonë historik Dr. Ibrahim Rugova që thoshte në zgjedhje: Ju lutem, na votoni neve, por pak edhe ata, dhe mos i lini krejt pa votë!
Edhe ne po tregojmë zemërgjerësi, sepse po ju themi: e dimë se për neve po punoni e neve do të na votoni, por bëjauni ndonjë “like” në fb., se ata me këto gjëra kënaqen.
Dhe kështu do të përfundojmë të dyja palet të kënaqura!
Veç ne me rezultatetet nga kutitë e votimit, e ju me “liket” në postimet e facebookut!
SEPSE,
Presidentja prap po vjen dhe prap nga vullneti i popullit!🙌
Presidentja Dr. Vjosa Osmani

Të tjera

Aktuale

Janina Ymeri mohon përçarjet në LDK: Propagandë kundër partisë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,