Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka goditur Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për sic ka thënë ai, “….I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët”, përcjellë Botapress.
Për më shumë ja postimi i Selmanajt në Facebook:
A ka më keq?!
Kryeminstri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disciplinuar qytetarët. Presidentja sot paska fajësuar shtetin zvicran për mos vaksinim të bashkëatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur.
Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!
Po si nuk keni turp?!
I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët.
Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës.
Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit.
Driton Selmanaj – ish. zv. Kryeministër dhe deputet i paralmentit të Kosovës👏