Policia ka dhënë detaje për rastin që doli media, ku n¥ një video shihet një burrë duke sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Një video nga momenti kur janë sulmuar tri vajzat është është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në Facebook.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Express se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
Ajo tha se rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policies”, tha Ahmeti.