Si pasojë e vërshimeve të fundit, Komuna e Junikut ka njoftuar se rruga që çon drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, ekipet kompetente janë duke qëndruar në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë.
“Njoftohen qytetarët që si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim. Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë. Kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë segment derisa të bëhet i mundur kalimi i sigurt”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
“Trepça” rikthen në menaxhim një lokal në qendër të Prishtinës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka rikthyer në
Aktuale
Mbledhja e sotme, këto vendime mori qeveria në detyrë
Qeveria në detyrë e Republikës së
Lajme
Haradinaj: Duhet ta ulim Kurtin nën 40% që të mos e zbatojë agjendën e tij të dëmshme
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e