Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë sot ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës
Një moment i rrallë është shënuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka ateruar avioni gjigant transportues Antonov An-124 “Ruslan”, një nga aeroplanët më të mëdhenj aktivë në botë. Pamjet e aeroplanit janë publikuar nga fotografi Arian Mavriqi.
Ky avion i prodhuar nga Antonov në Ukrainë është i projektuar për transport të ngarkesave jashtëzakonisht të rënda dhe të mëdha, përfshirë tanke, helikopterë, turbina dhe madje edhe lokomotiva.
Me gjatësi rreth 69 metra, hapje krahësh rreth 73 metra dhe kapacitet ngarkese deri në 150 ton, An-124 konsiderohet një prej mjeteve më të fuqishme të transportit ajror në botë. Aeroplani posedon gjithashtu 24 rrota për stabilitet gjatë uljes dhe ngritjes.
Postimi i plotë:
Ky është Antonov An-124 Ruslan – një avion transporti shumë i madh, i ndërtuar në Ukrainë nga Antonov, i cili sot ateroj ne Aeroportin “Adem Jashari” ne Prishtine. Ky avion është ndërtuar për të transportuar gjëra që avionët normalë nuk i marrin dot: tanke, helikopterë, turbina, madje edhe lokomotiva. Antonov An-124 = një nga avionët më të mëdhenj aktivë në botë.
Gjatësia: rreth 69 metra.
Hapja e krahëve: rreth 73 metra.
Kapacitet ngarkese: deri në 150 ton.
Ka gjithsej 24 rrota.
6 Maj 2026, Prishtine, Kosove.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka