Rënie e çmimeve të naftës në bursë, pritet ulje edhe në Kosovë

Ish kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, për Indeksonline ka bërë të ditur se çmimi i naftës në bursë aktualisht është rreth 40 dollarë për barrel, duke shënuar rënie.

Sipas tij, bursat ndërkombëtare nuk mbyllen në orën 22:00, ndërsa lëvizjet e fundit tregojnë një trend në rënie të çmimeve.

Berjani ka theksuar se aktualisht çmimi i naftës me pakicë është rreth 1.69 euro për litër, ndërsa me shumicë blihet rreth 1.60 euro për litër.

Ai shtoi se, bazuar në zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, pritet që çmimet e derivateve të vazhdojnë të bien edhe në ditët në vijim, duke theksuar se një rënie e tillë do të ishte në favor të konsumatorëve.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, sot çmimi për një litër naftë është rreth 1.69 euro, ndërsa benzina rreth 1.59 euro për litër.

Të tjera

Lajme

Rënie e çmimeve të naftës në bursë, pritet ulje edhe në Kosovë

Ish kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,

Lajme

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur

Aktuale

Arrestohen 5 persona nga aksioni në Agjencinë Kadastrale

Pesë persona janë arrestuar ditën e