Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Jagod të Klinës, ku janë përfshirë një tren udhëtarësh dhe një makinë pune, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026 rreth orës 12:40, ndërsa Policia është njoftuar menjëherë për incidentin.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë treni i udhëtarëve që qarkullonte në relacionin Pejë–Prishtinë dhe një mjet pune i tipit makinë ngjeshëse.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

Të tjera

Lajme

Rënie e çmimeve të naftës në bursë, pritet ulje edhe në Kosovë

Ish kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,

Lajme

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur

Aktuale

Arrestohen 5 persona nga aksioni në Agjencinë Kadastrale

Pesë persona janë arrestuar ditën e