Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ky subjekt politik në zgjedhjet e 7 qershorit po garojnë për vendin e parë.
“Luftojmë për vend të parë, as për të dytin as për të tretin” , tha ai.
Derisa u pyet edhe për lëvizjet e fundit në skenën politike, konkretisht bashkimi i Vjosa Osmanit me LDK-në a paraqesin rrezik për PDK-në, ai tha se nuk e kanë betejën me Osmanin.
“PDK betejën e ka me VV-në, nuk e kemi me Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani ka qenë një deputete është bërë presidente në kushte dhe rrethana të veçanta dhe tani ka kalu aty ku ka qenë në LDK, varet shumë se sa i japin fushë ata si parti dhe në çfarë pozicionin do ta vendosin ka të dhëna se do ta udhëheq fushatën e LDK-së do të ketë betejë me Kurtin”, u shpreh Haliti për RTV21.



Të tjera
Aktuale
18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit
Ka mbetur vetëm edhe një ditë
Lajme
Policët serbë iu vendosën gëzhojën e plumbit në veturë, axha e nipi detyrohen të paguajnë lirinë e tyre
Besnik Mahaj është përballur me një
Aktuale
Irani: Kalimi në Ngushticën e Hormuzit i mundur pas ndaljes së operacionit amerikan
Irani ka deklaruar se kalimi i