Botapress 1 Shtator – Një person ka thyer masën e vet-izolimit dhe për këtë arsye është gjobitur me 500 euro nga policia e Gjilanit.Siç njofton policia, qytetari në fjalë nuk kishte qëndruar në shtëpinë e tij anipse ishte në vet-izolim, por me autobus ishte nisur për në Gjermani.
Prandaj ndaj tij është shqiptuar gjobë.