VV’ja fton mërgatën të regjistrohen për votim

Lëvizja Vetëvendosje, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen në mënyrë që të votojnë me postë, në ambasada ose konsullata.

Nga VV’ja, është deklaruar edhe se, afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim.

Postimi:

Regjistrohu për votim nga mërgata

Afati: 6–17 maj 2026

E dashur mërgatë,

Të nderuar bashkatdhetarë,

Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë.

Edhe ky proces, si të gjitha proceset elektorale, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndërkaq, të gjithë ata bashkatdhetarë që nuk do të vijnë fizikisht për votim në Kosovë, duhet patjetër të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën për votim me postë apo në ambasada/konsullata.

Afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim.

Ju faleminderit!

Të tjera

Aktuale

Abdixhiku: Nuk e kam problem Vjosa Osmani t’i prijë listës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në

Lajme

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes

Lajme

Mbyllet një operator ekonomik për produktet e qumështit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe