Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar orientimet indikative për Programin e Pagesave Direkte në bujqësi për vitin 2026.
Sipas njoftimit, programi është ndërtuar sipas metodologjisë sektoriale të Bashkimit Evropian dhe synon rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Në sektorin e blegtorisë parashihet mbështetje prej 90 euro për lopë qumështore, 30 euro për dele dhe dhi, si dhe pagesa të tjera për kategori të ndryshme të bagëtive.
Ndërsa për kulturat bujqësore dhe perimet, subvencionet variojnë sipas produktit, duke përfshirë mbështetje për grurin, misrin, pataten, perimet në sera dhe kultura të tjera strategjike.
Ministria thekson se këto janë orientime indikative dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të konsultimeve dhe finalizimit të programit përfundimtar.



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit