Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje, ka mbajtur një mbledhje ku ka marrë disa vendime lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Aty, KQZ, ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.
Pas caktimit dhe shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ mori disa vendime në kuadër të fillimit të përgatitjes për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.
Po ashtu, KQZ, gjatë mbledhjes, mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve, ku buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në vlerën: 10,887,186.445 Euro.
Përveç këtyre, KQZ ka vendosur që të jenë 12 ditë afat për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ku regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026. Po ashtu, është njoftuar se votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.
Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026. Lista e Qendrave të Votimit nëpër përfaqësi diplomatike dhe caktimi i numrit maksimal të votuesve do të bëhet nga 5 deri më 6 maj.
Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ:
Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.
Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.
KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.
Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.
Sa i përket votuesve dhe organizimit teknik:
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.
Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.
Po ashtu, KQZ ka paraparë afate për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, akreditimin e vëzhguesve dhe emërimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të vendvotimeve gjatë muajit maj.
Dita e zgjedhjeve është caktuar më 7 qershor 2026, me orar votimi nga 07:00 deri 19:00.




Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur