“Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi” dhe duke shfrytëzuar këtë element, propozohet që: “gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t’u shpërngulur atje” (1)
Se sa është shfrytëzuar ky element, në popull ka rrëfime nga më të ndryshme, por nivelet e infiltrimit mundë të kuptohen nga një burim i një shqiptari, punonjës në Agjencinë për Zbulim të Maqedonisë, i cili më 16.01.2007, i cili deklaron “në vitin 1958, partia komuniste jugosllave, gjegjësisht strukturat shtetërore, (UDB) kanë rekrutuar së paku 30 për qind të hoxhallarëve(2), të cilët kryesisht kanë influencuar te popullsia shqiptare që të shpërngulen në Turqi.
Por për një detal të këtij aksioni, në Jugosllavinë mbretërore e përshkrua Malcoolm i cili i referohet një zyrtari konsullor të Shqipërisë i cili “hasi në 2.000 shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin mbetur në mes të katër rrugëve në Sofje, në verën e vitit 1923, të prirë nga një klerik mysliman, Hoxha Mulla Rrahmani… unë kuptova se ai njeri ishte agjent, që ishte shitur serbëve me detyrën që t’i shpërngulte shqiptarët mysliman nga Prishtina, duke ua mbushur mendjen që të emigronin në Azinë e Vogël, selinë e “Babait” të tyre ku, siç u siguronte ky hoxhë, turqit kishin përgatitur sofra plot me pilaf, sapo të arrinin atje” (3)
1. Bаса Чубриловић, „Иселавање арнаута”, f. VII;
2. “Lajm” gazeta, Shkup, 16.01.2007, f 26;
3. Noel Malcolm, Kosova në histori e shkurtër” f.337