Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave.
Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe lehtësimin e procedurave, ku kalimi bëhet pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave, përveç rasteve të dyshuara.
Zbatimi i saj ka shmangur pritjet e gjata në kufi.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 15 mijë shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Kosova.
Lëvizja e përshpejtuar ka vënë në funksion plot 11 sportele në pikën kufitare të Morinës, duke mundësuar zbatimin pa pengesa të marrëveshjes.
Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar rreth 37 mijë qytetarë, nga të cilët 25 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar. /TCH



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,