Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill 2026, në Kosovë janë konfirmuar 8 raste të fruthit, ndërsa 2 raste të tjera mbeten të dyshimta.
Sipas IKSHPK-së, të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe janë duke marrë trajtim spitalor, çka tregon për rrezikun e komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje shumë ngjitëse.
Instituti u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë dhe plotësojnë kalendarin e vaksinimit të fëmijëve në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe të shmangin kontaktin me persona të dyshuar me fruth. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, kollë dhe rrufë, ndërsa rastet e dyshimta duhet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.
IKSHPK thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit dhe njofton se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike, identifikimi i fëmijëve të pavaksinuar dhe vaksinimi në terren përmes ekipeve mobile.



Të tjera
Lajme
Haziri jep detaje për takimin Abdixhiku – Osmani
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Torres e Lawler i paraqesin rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kongresmeni Keith Self së bashku me
Lajme
MINTI kërkon nga operatorët që të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe