Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka fajësuar VV-në për dështimin e dy legjislaturave të fundit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se një e tillë është bërë me qëllime politike.
Megjithatë, Haziri ka theksuar se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë në Kosovë.
“Dështim i qëllimshëm i dy legjislaturave të Kuvendit të Republikës për qëllime politike. Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë, sepse Kosova meriton më mirë. Kosova kërkon shumë punë e respekt. Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se na ka dhënë emër e identitet. Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje. Politika kërkon pak, shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore. Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook.



Të tjera
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të
Showbiz
Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i “deles rozë”
Një imazh tejet enigmatik i një
Lajme
Qeveria serbe bllokon fondet nga Kosova për Luginën e Preshevës
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel