Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar për një ndërhyrje të suksesshme që është bërë te një pacient, të cilit, i është hequr plumbi nga mushkëria.
Pacienti, i moshës 28-vjeçare, ishte plagosur para 10 muajsh, dhe atij, plumbi i kishte mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë.
‘’Ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj, duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës: Largohet plumbi nga mushkëria me metodën moderne VATS-Uniportal
Pacienti mashkull, rreth moshës 28vj., i plagosur para 10 muajsh, tek i cili kishte mbetur një plumb në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë, është trajtuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale përmes një ndërhyrjeje moderne kirurgjikale.
Ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin.
Ndërhyrja është kryer me sukses të plotë, duke evituar komplikacionet e mundshme dhe duke ruajtur funksionin e mushkërisë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit.
Kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK.



Të tjera
Aktuale
Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë
Çmimi i naftës për ditën e
Uncategorized
Come ricevere assistenza immediata quando giochi su 888 app di casino
In questo articolo esploreremo come ricevere
Aktuale
Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë
Një person në Podujevë është gjetur