Gazeta raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e një objekti banesor.
Sinjali merr vesh se viktima është Hekuran Matoshi, i cili ishte i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një ndërtese.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e 41-vjeçarit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit, hetimet rajonale, njësia e krim-teknikës si dhe stafi komandues i Policisë.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas zhvillimeve të fundit, më 29 prill 2026 rreth orës 00:30, ekipi i IML-së ka tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes.
Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve.



Të tjera
Lajme
Zbulohet kontrabanda me produkte dentare në Aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka zbuluar produkte
Aktuale
NATO-ja thotë se nuk ka plane për reduktim të trupave në Kosovë
Admirali Giuseppe Cavo Dragone, një nga
Lajme
E trishtë | Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur