Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës pasi i doli të mërkurën përgjimi me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së ka pretenduar se audio-incizimi është i montuar me “sound bites”.
“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ia bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radoiçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime”, tha Kusari-Lila.
“Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”.
Ky audio-përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës shpreh përpjekjen e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me kryeterroristin në rastin e Banjskës.


Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,