Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka folur për seancën e jashtëzakonshme në Kuvend kur është duke u diskutuar për çështjen e presidentit.

Haradinaj tha se nuk ndodh askund në botë, që parlamenti thërret seancë të jashtëzakonshme për të biseduar për çështjen e presidentit.

“Më shumë duket qesharake, dmth me shku me thirrë seancë të jashtëzakonshme me diskutu për përzgjedhjen e presidentit, këtë nuk e njeh historia parlamentare jo vetëm në Kosovë, as në rajon e askund nuk kam degju ndonjëherë që thirret seancë për me diskutu për përzgjedhjen e presidentit. Kjo mendoj është absurd se çka ka ndodh”, ka thënë Haradinaj

Ai poashtu bëri të ditur se më shumë prej deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje ka shoqëri, ndërsa janë parë se shumica janë tepër të demotivuar dhe të dëshpëruar.

Të tjera

Lajme

Nagavci prezanton kandidaturën e Rushitit

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së,

Aktuale

Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka bërë