Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës.
Ai po akuzon opozitën për bllokadë, duke thënë se PDK dhe LDK nuk sollën asnjë emër unifikues për President.
Kurti tha se në rrjete sociale po propozohen emra partiake.
LDK-ja ka thënë se nëse LVV i ka 66 vota mund ta propozojnë Vjosa Osmanin për presidente.
“Krerët e PDK-së dhe LDK-së bëjnë propozime në rrjete sociale, madje edhe me propozime partiake, por asnjë emër konkretë që kërkuam ne”.
“Nuk patëm asnjë emër, asnjë emër zyrtarisht nuk na ka sjellë as PDK as LDK, as privatisht as publikisht. Nëse arsyeja do ishte mosbesimi i Vetëvendosjes si partner, atëherë Presidenti i zgjedhur nga opozita do të zgjidhte çdo dyshim. Kanë mundur të sjellin tre emra dhe të na testojnë, por s’kanë qenë të interesuar e nuk kanë qenë asnjëherë”.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,