Banorët nuk flasin për pasurinë e vet dhe atë e mbajnë si sekret, ndërsa qasja e medieve është e kufizuar. Fshati kinez Huaxi është i vendosur në krahinën Jiangsu, dhe me plotë të drejtë e mban emrin “fshati i pasanikëve”.
Çdonjëri prej 2.000 banorëve, sa i ka ky fshat, ka së paku 250.000 dollarë në llogarinë e vet bankare, sigurim shëndetësorë dhe arsimim pa pagesë, si dhe jeton në vilë luksoze, në të vërtet të gjithë jetojnë në vila identike.
Por ekziston një marrëveshje e brendshme. Nëse dikush vendos ta braktisë fshatin dhe të transferohet diku tjetër, humb të gjitha që i ka në llogari bankare dhe, natyrisht vilën, dhe për shkak të kësaj, gati askush nuk guxon të shkojë sepse do të mbetej pa asgjë dhe do të përfundonte në rrugë. Shumica e banorëve punojnë shtatë ditë në javë, prandaj bëhet pyetja kur do t’i shpenzojnë gjithë ato para?
Mediet janë interesuar për Huaxi, kur u publikua se banori i këtij fshati mesatarisht fiton 18.000 dollarë në vit, gjë që është shumë më tepër se ajo që mund të fitohet nëpër krahinat tjera kineze.
Për të treguar fuqinë e fshatit, ata në vitin 2011 ndërtuan një rrokaqiell super modern me 72 kate, për ndërtimi e të cilit shpenzuan 430 milionë dollarë, i cili mjafton për argëtimet e ndryshme të banorëve. Mirëpo bixhozi dhe drogat janë të ndaluar.
Është e qartë se fshati e ka ndërmarrjen e vet të transportit. Por ajo nuk qarkullon nëpër rrugë por në ajër. Për transport të banorëve përdoren helikopterët, kështu që banorët kanë qasje nëpër qytete përreth për dhjetë minuta.
Banorët e Huaxi’i nuk flasin për pasurinë e vet, bizneset dhe as për atë se si arritën të pasurohen, ndërsa qasja e medieve në këtë fshat është i kufizuar. Këtu gazetarët nuk mund të shkelin me këmbë pa lejen e posaçme të pushtetit lokal.