Të hënën do të prezantohen rreth 50 mjete ushtarake, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle) pritet të prezantohen nga presidentja Vjosa Osmani.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle). Ceremonia në fjalë do të mbahet në Kazermën “ Adem Jashari”, të hënën, më datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Përveç Osmanit në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj por edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë: