Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al.
Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës, shkruan Protothema.
Sipas kryetarit të bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati shumë
Deri në këtë moment, në të njëjtën zonë, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.



Të tjera
Aktuale
Arrestohet një i dyshuari për fajde – aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tijn
Njësiti i Hetimeve Rajonale të Policisë
Aktuale
Eman Rrahmani pyet Kurtin: Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman
Lajme
Reagon Fatos Geci pas deklaratave në Kuvend
Pas deklaratave në Kuvendin e Kosovës,