Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sillen në mënyrë agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mos e pranuar të kaluarën. Mandl theksoi se Serbia mundet me qenë motor i ekonomisë në rajon dhe të kontribuojw për të tërë rajonin, mirëpo udhëheqja institucionale atje nuk po e bën një gjë të tillë.
Mandl gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se përparimi i rajonit bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konflikit.
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillen në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
“Serbia mundet me qenë sikurse Gjermania në Ballkanin Perëndimor, si një motor i ekonomisë. Serbia mundet të kontribuoj në përparimin e njerëzve të vendit të vet dhe më pastaj të rajonit. Shumë njerëz në Serbi e bëjnë këtë por lidershipi i Serbisë nuk po e bën një gjë të tillë. Ata po sillen në mënyrë agresive, duke mos e pranuar të kaluarën“, tha ai.
Ai e konsideroi të domosdoshme realizimin e reformave më gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si parakusht për investime strategjike dhe integrime evropiane.
Mandl:Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor
“(Në rajon) Bashkëpunimi me shumë se konfrontimi, bashkëpunimi më shumë sesa konflikti. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor në Ballkanin Perëndimor… Investimet janë të nevojshme, sa më pak burokraci më shumë mundësi dhe sundim të ligjit. E di se gjasat do të jenë më të mëdha për investime që të bëhen në Kosovë dhe rajon. Sistemi arsimor, shëndetësor janë kushte për zhvillim të duhur. Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së