Mesazhet mashtruese përmes SMS-ve, që paraqiten si të dërguara nga banka, po vazhdojnë të qarkullojnë dhe po shtojnë shqetësimet për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve.
Së fundmi, Raiffeisen Bank ka paralajmëruar klientët për një SMS të tillë mashtrues, i cili synon t’i mashtrojë duke kërkuar ndarjen e informacioneve të ndjeshme.
Raste të tilla tashmë kanë pasur pasoja konkrete: një grua nga Prishtina raportohet se ka humbur mijëra euro pasi ka përditësuar të dhënat e saj bankare përmes një mesazhi të rremë.
Sipas bankës, këto mesazhe shpesh duken si komunikime zyrtare dhe u bëjnë thirrje marrësve të veprojnë urgjentisht, duke pretenduar probleme me llogarinë ose duke ofruar shpërblime të rreme.
Banka u kërkon klientëve të mos ndajnë asnjë të dhënë personale apo bankare përmes faqeve ose burimeve jozyrtare, duke theksuar se qëllimi i këtyre mashtrimeve është vjedhja dhe keqpërdorimi i të dhënave.
“Mesazhet që pretendojnë se vijnë nga kompani të besueshme janë një formë e zakonshme mashtrimi dhe synojnë t’i shtyjnë qytetarët të klikojnë në lidhje të rrezikshme ose të japin informacione konfidenciale,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, edhe Posta e Kosovës (NPOST) ka paralajmëruar më herët për mesazhe të ngjashme mashtruese në emër të saj, duke treguar një rritje të këtij fenomeni.
Autoritetet dhe institucionet financiare u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë çdo mesazh të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare, në mënyrë që të shmangin mashtrimet dhe humbjet financiare.



Të tjera
Lajme
Paqartësitë ligjore dhe ndëshkimi i padrejtë i qytetarëve për xhamat e errësuar në automjete
Në periudhën e fundit, qytetarët e
Ekskluzive Lajme
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes
Valjet Qosja, nipi i shkrimtarit të
Aktuale
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK’në gjeneroze, zgjedhjet e reja s’ndryshojnë rezultat
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,