Dje është raportuar sse anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ’së. Këtë e ka mohuar Kurteshi, anipse më vonë nga policia e Kosovës u tha se është hapur rasti për sulm fizik.
Kurteshi mohoi se kishte ndodhur diçka e tillë duke thënë se këto ishin gënjeshtra.Kurse sot gjatë mbledhjes së KQZ’së, ai edhe njëherë mohoi të ketë ndodhur ky sulm, derisa tha se e kishte nxjerrë jashtë një anëtar të KQZ’së pasi nuk kishte maskë.
’’Dje kam pasur mbledhje të komitetit dhe duke hyrë në zyre kam takuar një djalë, të cilit nuk ia di as emrin, e kam pyetur se ku e ke maskën, në fillim nuk më ka dëgjuar ndërsa përsëri i kam thënë djalë ku e ki maskën, vendose maskën, në një përgjigje të tij më ka thënë që nuk kam maskë e as nuk e vendosi maskën, e kam marrë dhe e kom dërguar jashtë, nuk ka pasur konflikt verbal’’, ka thënë Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së./Botapress/