Muhaxheri: Deklarata e Gecit ndër më skandalozet në historinë e Kuvendit

Analisti Arton Muhaxheri ka reaguar ashpër gjatë një interviste në emisionin Kosova Live në T7,

ndaj deklaratës së deputetit Fatos Geci në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga më skandalozet që janë dëgjuar ndonjëherë në këtë institucion.

Ai tha se deklarata e bërë në Kuvend ku krahasoj gykimin e ish presidentit Hashim Thaçi me atë të Naim Murselit,

ka peshë shumë më të madhe sesa deklarimet nga individë privatë.

“Kjo është një prej deklaratave më skandaloze që janë dëgjuar ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ajo nuk thuhet nga një person privat apo nga një anëtar i një familje që ka pasur probleme me ish-presidentin, por nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Muhaxheri.

Sipas tij, përgjegjësia institucionale e deputetit e bën deklaratën edhe më të rëndë.

Muhaxheri kritikoi edhe mos reagimin politik pas deklaratës, duke vlerësuar se distancimi nuk ka qenë i plotë nga subjekti politik Lëvizja VetëVendosje dhe nga Lista Guxo.

“Unë kam vërejtur edhe distancimin e pjesshëm si përfaqësues, sepse nuk është distancim i plotë dhe i sinqertë”. Ky distancim i paplotë dhe jo i sinqertë si përfaqësues krijon përshtypje të keqe edhe te opinioni publik. Kjo më argumenton qëndrimin tim për këtë subjekt politik që mbështet persona me narativë të tillë”, u shpreh ai.

Ai përdori gjithashtu gjuhë të ashpër për deputetin: “Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një analfabet funksional siç është Fatos Geci, që nuk di shkrim e lexim dhe megjithatë thotë gjëra të tjera”.

Ai shtoi se çështja lidhet edhe me rrethana më të gjera politike dhe historike.

“Një pjesë e narrativës së zotit Geci lidhet edhe me faktin se babai i tij ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale kundër ish-presidentit Hashim Thaçi. Andaj kjo nuk është një histori e panjohur për qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundoi Muhaxheri.

Për të parë deklaratën e plotë, ndiqni videon më poshtë:

Të tjera