Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, njofton zyra e Kryeministrit, raporton Gazeta Botapress.
“Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë./Botapress/