Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e ministrave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike.
Në adresimin e tij pas pauzës, Tahiri ka thënë se kjo mungesë tregon për përgjegjësinë dhe qasjen e qeverisë ndaj kësaj çështjeje.
Sipas tij, çmimet e energjisë elektrike sot janë brengë për secilin qytetar të Kosovës.
“Po shihet se mungon kabineti qeveritar, kjo tregon edhe për vetëdijen dhe rëndësinë që ju i jepni ndërtimit të asaj që është më e rëndësishmja në vend. Sot, para qytetarëve të Kosovës, do të doja t’i adresoja katër çështje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që duhet, pa asnjë dyshim, të jenë brengë e secilit prej nesh, sidomos e Qeverisë së Kosovës, e cila temën e energjisë e ka lënë dorë pas dore. Pse po e them këtë? E para, ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme që Kosova është vendi më i pasur me lignit. Madje, Kryeministri i Kosovës thoshte: si ka mundësi që Kosova të flejë mbi thëngjill e të ketë çmim më të lartë të energjisë?”, ka thënë Tahiri.



Të tjera
Aktuale
Kuvendi miraton projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Me 80 për, asnjë kundër dhe
Lajme
Kuvendi miraton Projektligjin për çmimet tavan, pa përkrahjen e opozitës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot
Lajme
Hoti i bën pyetje Kusari-Lilës për destabilizimin e tregut
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka