Një vrasje e trefishte ka tronditur sot Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur tek lagjja që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë, ku janë gjetur tre viktima, trasnmeton Express.
Siç raporton “Vijesti” nga burimet brenda Policisë, në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot 28 vjeç dhe Nezrin Hot 27 vjeç.
Policia është në kërkim të Vehid Murić nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të trefishtë.
Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira.
Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.
“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.



Të tjera
Lajme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike
Lajme
Shqiptar Demaçi për çështjen e Presidentit: Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta
Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi,
Aktuale
Ua kërkoi tre emra jashtë skenës politike për Presidentin, VV i pret deri nëser PDK’në dhe LDK’në
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit tha