Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se nëse kalon afati i përcaktuar, atëherë Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.
“Nëse kalon ky afat, atëherë automatikisht shkohet në zgjedhje të reja. Sipas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka deklaruar Baraliu.
Ai ka sqaruar se një situatë tjetër mund të krijohet vetëm nëse paraqitet ndonjë rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas do të mund të përcaktonte një afat tjetër.
“Nëse shkon në Gjykatën Kushtetuese, ajo është gjë tjetër, nëse shkon ndonjë rast tjetër dhe gjykata e përcakton një afat tjetër, por s’besoj se çfarëdo kërkese ajo do jetë indiferente, ajo e sheh përmbajtjen”, është shprehur ai. për FrontOnline.
Sipas Baraliut, megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.
“Por kjo është hipotetike, se çka ndodhë, çfarë kërkese do të jetë, por nuk do të ketë shtyrje, por do ketë zgjedhje të reja”, ka theksuar Baraliu.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në